Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, është hakmarrë, duke e shpallur “persona non grata” ambasadorin malazez, Tarzan Milosevic.
Menjëherë pasi Mali i Zi njoftoi se ka shpallur “persona non grata” ambasadorin e Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozovic, për arsye se kishte ndërhyrë për një kohë të gjatë në punët e brendshme të këtij shteti, ka reaguar Serbia duke ndërmarrë të njëjtin veprim.
“Ambasadori Milloshevic është i detyruar të largohet nga territori i Republikës së Serbisë në 72 orët e ardhshme”, thuhet në njoftim.
Si shenjë hakmarrjeje ndaj veprimit të Malit të Zi, shteti serb ka shpallur “persona non grada”, Tarzan Milosevic, ambasadorin malazez në Beograd, përcjellin mediat serbe.
“Me rastin e shpalljes së Ambasadorit të Republikës së Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozovic, një person non grata, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë veproi në një mënyrë reciproke”, thuhet në deklaratë, transmeton Gazeta Metro.
Duhet theksohet se sot, MPJ-ja e Malit të Zi, për arsye të ndërhyrjes në punët e brendshme të këtij shteti, ka shpallur person të pa dëshiruar ambasdorin e Serbisë në Malin e Zi.