Shqiptar ka anembanë botës, dhe kudo frymon shqip, festën e 28 Nëntorit e festojnë në mënyra të ndryshme. Sotnte InLajmi i ka kushtuar vëmendje të veçantë shqiptarëve që jetojnë në Turqi…
E si festohet 28 Nëntori Turqi?
28 Nëntori Dita e Flamurit është festuar gjithmonë nga shqiptarët e Turqisë, por pandemia si duket këtë herë pandemia e ka zbehur paksa këtë ditë.
Tuba Şengün një vajzë e re e lindur dhe rritur në Stamboll, na ka sjellur nga atje shumë gjëra interesante për shqiptarët.
E pikërisht vitin e kaluar nga shqiptarët e Turqisë thonë se kanë festuar javën e Kulturës Shqiptare prej datës 22-28 Nëntor. Gjithashtu janë bërë organizime mjaftë të bukura në qytetet ku jetojnë shumica e shqiptarëve, si në Bursa, Manisa, Sakarja, Izmir dhe në Stamboll.
“Këto organizime rrisin ndjeshmërinë e emicioneve tek njerëzit”.
Vitin e kaluar është bërë manifestimi i miqësisë Turko-Shqiptare në qytetin Bursa. Ky manifestim e rriti shoqërinë mes 2 shteteve. Për fat të keq këtë vit me ardhjen e virusit Covid-19 nuk mund të bëhet asnjë manifestim i madh, tregoi ndër të tjera Tuba.
Ajo tregoi se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19, jemi detyruar që formën e manifestimeve t’a bëjmë online nëpërmes rrjeteve sociale.
Por, ne si Lidhja e Rinisë Shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale si Instagram dhe Facebook do të realizojmë koncert të drejtpërsëdrejti. Ky koncert do të realizohet nga grupi i ri Grup Albana.
Por sa e praktikojnë Gjuhën Shqipe në Turqi?
Për fat të keq gjuha shqipe nuk flitet dhe nuk është aktive tek rinia shqiptare në Turqi.
Shqiptarja e lindur dhe e rritur në Stamboll tregon se: Baballarët dhe gjyshërit ende flasin gjuhën shqipe, mirëpo edhe ata që nuk flasin shqipen së paku i njohin disa fjalë, si përshëndetje, mirëmëngjes, si jeni, natën e mirë, etj.
Sa i vizitojnë vendet prej nga e kanë prejardhjen?
Ata tregojnë se si shqiptarë të Turqisë kur t’iu jepet mundësia e vizitojnë mëmëdheun, sepse atje ende kanë familjarë.
Ata thonë se kur shkojnë në mëmëdhe ndjehehen rehat dhe të lumtur si në shtëpinë e tyre.
A po përcillet në gjenaratat e reja kultura shqiptare në Turqi?
Kultura shqiptare ende mbahet në Turqi. Mikëpritja shqiptare egziston kur si mysafir kanë shqiptar, u shërbejmë ushqime tradicionale si Mish oriz, byrek me spinaq dhe presh.
Po në dasma dhe ahegje sa i ruajnë kulturën shqiptare dhe traditën?
Në dasmat dhe kënagjegjet këndohen këngët shqipe si dhe respetohen traditat shqiptare, sepse kultura është gjithçka dhe shqiptarët e Turqisë e ruajnë me fanatizëm duke e përcjellë në gjenaratat e ardhshme.
Në Turqi aktualisht janë 5.000.000 shqiptarë të cilët veprojnë dhe jetojnë atje/InLajmi/