Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka zgjedhur një formë shumë të veçantë për të uruar shqiptarët për 28 Nëntor, shkruan InLajmi.
Ajo llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi me një palë çizme kuq e zi dhe me shqiponjë, teksa ka shpërndarë edhe një video nga koncerti i saj i fundit në Kosovë, kur Rita kishte kërcyer Vallen e Rugovës.
Ndër tjerash, në video dëgjohet Rita duke thënë “A jemi shqiptarë?”.
“Urime Dita e Flamurit”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram./InLajmi/