Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar për festën e 28 nëntorit ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tjerë që sot nuk janë në shtëpi, por gjinden në Hagë, duke u përballur me akuzat e Gjykatës Speciale, përcjell InLajmi.
Dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi.
Këto deklarata Rama i bëri pas mbajtjes së ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë ku ai uroj edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati momentalisht gjenden në Hagë duke u përballur me akuzat e Gjykatës Speciale./InLajmi/