Instituti Hidrometrologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngjashëm, përcjell InLajmi.
Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja./InLajmi/