Sot paragllajdistët e Kosovës u ngritën në Prekaz bashkë me balonat e tyre me flamurin kuq e zi për nder të festës së 28 nëntorit. Ata e zbukuruan qiellin sot, përcjell InLajmi.
Paragllajdistët u panë teksa po binin mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” si formë për ta nderuar sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Jashari.
Në Prekaz të Skenderajt janë mbledhur për të bërë homazhe tek varrezat e Jasharëve shumë udhëheqës politik e qytetarë të Kosovës./InLajmi/