Ndërtesa më e lartë në botë, “Burj Kalifa”, e cila ndodhet në Dubai, sot ka marrë pamjen e flamurit shqiptar, kjo për nder të 28 Nëntorit, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, i cili tha se kjo ndërtesë sot u zbukurua më shumë se kurrë.
Postimi i plotë i tij:
“Sonte Dubai u zbukurua më shumë se kurrë. Në ndërtesën më të madhe në botë (Burj Kalifa) u ekspozua flamuri kuq e zi
Urime Dita e Flamurit”, ka shkruar Arifi./InLajmi/