Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar të gjithë shqiptarët për nder të festës së 28 nëntorit, përcjell InLajmi.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë së kjo është Ditë e krenarisë që i bashkon të gjithë me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore.
Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore.
Tutje Mustafa tha se sot me shumë se kurrë shqiptarët mund të krenohen me të arriturat e Kosovës dhe Shqipërisë dhe me përfaqisëmin në kryeqendrat botërore.
Shqiptarët sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me 2 shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit!
Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore.
Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore.
Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja!./InLajmi/