Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas zbulimit të shtatoreve të heronjve kombëtarë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Adem Jashari, në qytetin e Prizrenit, përcjell InLajmi.
Për shtatoren e Adem Jasharit tha se edhe përkundër qëllimit të mirë, siç thotë ai, komandanti nuk e meriton një karikaturë të tillë. Ndërkaq, me shtatoren e Skënderbeut ka ironizuar, duke ia vënë mbishkrimin “Skënderbeu i Prizrenit”.
“Nji vepër e tillë, pavarësisht qëllimit të mirë, nuk i bën nder Prizrenit. Komandanti nuk e meriton një këso karikature”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, të cilin përshkrim e përcolli me një fotografi të shtatores së Adem Jasharit në Prizren.
Shtatoret e heronjve u zbuluan sot në Prizren, për nder të festës së 28 Nëntorit, por të cilat nuk u pritën mirë nga aktivistë e qytetarë të thjeshtë, të cilët u shprehën se këto shtatore as nuk u ngjasojnë heronjve në fjalë./InLajmi/