Ish-deputeti, Dardan Sejdiu ka thënë se ish-ministri i Financave nga radhët e VV-së është duke u shqetësuar vetëm për profitin e bankave, përcjell InLajmi.
Sejdiu tha se kur Bislimi e pa se bankat kanë 4 milionë euro më pak fitime krahasuar me 6-mujorin e parë, u tha bizneseve që të zhyten edhe më shumë në borxhe.
Postimi i plotë i tij:
“Besnik Bislimi, profesor doktori i ekonomise, ministri i financave i VV-se, veq per profit te bankave po mendojka!
Nje here sa ishte Minister ia lejoj bankave riprogramimin e kredive me fitim shtese, dhe u sigurua qe bizneset e vetme qe nuk goditen nga mbyllja e madhe te jene bankat! Ne fakt ja ruajti profitin!
Si duket kur e lexoj Ministri qe bankat paskan 4 milion euro me pak fitim se ne 6 mujorin e pare te vitit krahasu me vitin e kaluar, u brengos tutje dhe tha ju qe keni vende pune futuni ende ne borxhe, shteti le ti paguaj kamaten per kredi konsumuese!
Per te papunet 130 euro ne muaj, per bizneset kopalla legjitimiteti e vote per ligj per rimekembje nuk jep, per juve qe jeni ende te punesuar futuni ende ne borxh sepse sic po thote profa: “Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate kanë mundësi me marrë kredi…..”./InLajmi/