Në Itali sot janë raportuar 686 të vdekur nga koronavirusi, që është më pak se dje, kur kishin vdekur 827 persona.
Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka konfirmuar gjithashtu se sot ka pasur edhe më pak raste të reja me koronavirus, krahasuar me dje.
Sot janë regjistruar 26.323 raste të reja me Covid-19, derisa dje ishin 28.352.
Italia ishte vendi i parë perëndimor që ishte goditur nga virusi, derisa ka regjistruar që nga fillimi i pandemisë 54.363 viktima, që është vendi i 2-të me shifrën më të lartë në Evropë, pas Britanisë, transmeton koha.net.
Kurse deri më tani ka pasur 1.564 milionë raste me koronavirus.