Amerikanët njihen botërisht për festimin e tyre të madh në Ditën e Falënderimit si një nga festat më tradicionale në SHBA, mirëpo kësaj here festimi i saj nuk u bë njejtë si vitet e tjera për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 në botë, transmeton InLajmi.
Disa tradita kanë vazhduar si zakonisht në këtë ditë të veçantë për amerikanët siç është Parada Macy’s që mbahet enkas për Ditën e Falënderimeve, mirëpo këtë vit në New York kjo paradë u mbajtë pa spektatorë.
Miliona njerëz kanë udhëtuar për në shtëpi për ti festuar pushimet e fundvitit, pavarësisht paralajmërimëve të zyrave shëndetësore.
Më shumë se 3 milionë njerëz janë raportuar se kanë udhëtuar përmes aeroportëve të SHBA-së nga e Premtja deri në të Dielën.
Por numri është rreth gjysma e shifrës së zakonshme që njërëzit bënin udhëtimet e tyre për Ditën e Falënderimeve, mirëpo prap një numër i madh i njerëzve kanë vendosur të takojnë miqtë dhe familjen për pushime.
Kjo ditë në SHBA festohet duke u mbledhur gjithë familja përreth vete dhe duke pritur bashkë edhe festat e tjera të fundvitit, shkruan BBC.
Në këtë vit shënohet 400 vjetori i festës së Ditës së Falënderimeve./InLajmi/