Ylli i futbollit Lionel Messi ka mbajtur një minutë heshtje për legjendën e futbollit botëror dhe atij argjentinas, Diego Maradona i cili të mërkurën u nda nga jeta.
Maradona nuk arriti t’i bënte ball një sulmi në zemër dhe kështu mbylli sytë për të lënë pas vetës një krijmtari të madhe në futboll, shkruan IndeksOnline
Messi i cili është bashkombas i Maradonës, sot në stërvitje në Barcelonë, së bashku me shokët e tjerë të klubit mbajtën një minutë heshtje në nderim të veprës së legjendës.