Turqia regjistroi 29.132 raste të reja pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.876 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.
Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 476.606. Rreth 3.291 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 388.771, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 174, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 13.014.
Gjithsej 168.300 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 17.9 milionë.
Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.711, ndërsa 3.4% e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke u bërë thirrje qytetarëve të ndjekin masat kundër koronavirusit, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha në Twitter se rastet aktive në vend po rriten.