Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.
Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë.
Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.