• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Masat që kanë ndërmarrë komunat për të ndihmuar bizneset

J G nga J G
26 November 2020
në Kosovë
0 0
0
Masat që kanë ndërmarrë komunat për të ndihmuar bizneset
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Disa nga komunat e Kosovës i kanë liruar nga taksat komunale të gjitha bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, kurse disa të tjera po i përkrahin me mjete financiare.

Deri më tani nuk ka ndonjë llogaritje zyrtare sa janë humbjet e bizneseve, as nga qeveria, as nga niveli lokal. Por, sipas përfaqësuesve të bizneseve, humbja llogaritet të jenë një miliard euro, kurse deri në fund të vitit mund të humbin mbi 30.000 vende pune.

Një vendim për ndihmë bizneseve të prekura nga pandemia ka marrë edhe Komuna e Prishtinës. Kjo komunë ka ndarë një grant prej 5 milionë eurosh, kurse aplikimi i bizneseve ka filluar të hënën, më 23 nëntor.

Edhe Komuna e Fushë Kosovës ka filluar t’i ndihmojë bizneset me para të gatshme në formë të subvencionimit.

Ali Topalli, zëdhënës në këtë komunë thekson se komuna ka ndarë mbi 308.000 euro për rreth 600 biznese sa kanë aplikuar. Numri i bizneseve në këtë komunë llogaritet të jetë mbi 1.200.

Ai tregon se nga 300 deri 1.900 euro është vlera e ndihmës që do marrin bizneset, varësisht nga numri i punëtorëve.

“Për këtë vit më nuk ka mundësi që t’iu ofrojmë ndihmë bizneseve. Por, në fillim të vitit të ardhshëm bizneset prapë do të përfitojnë nga buxheti i komunës”, thekson Topalli.

Një nga kompanitë që ka aplikuar për mbështetje financiare është “Leoo”, biznes ky që merret me shërbimin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike. Pronari i këtij biznesi, Shefqet Emini, thotë se pas përfundimit të karantinës, ende nuk ka arritur ta vazhdojë aktivitetin në kushte të mëhershme. Kështu që ndihma që mund të japë komuna është e nevojshme, por e pamjaftueshme për rimëkëmbjen e biznesit të tij.

“Kemi aplikuar, nuk kemi marrë ende. Komuna mund të më jap 500-600 euro, por për biznesin tim janë të pamjaftueshme, sepse e kam humbur hapin. Por, prapë me këto mjete ndoshta mund të filloj me ndonjë lokal ‘çajtore’, por jo lokal ashtu siç ka qenë”, thekson Sherifi.

Por, disa komuna të tjera bizneset i kanë liruar nga taksat komunale. Njëra nga to është Komuna e Gjilanit. Humbjet financiare të shkaktuara nga pandemia janë shqetësuese, thotë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Në Komunën e Gjilanit në fund të vitit 2019 kanë operuar 4.024 biznese. Sipas një hulumtimi të realizuar nga komuna, Haziri thotë se deri më tani 800 vende pune janë shuar, kurse rreziku i largimit të mëtutjeshëm nga puna është shumë i lartë. Ai thotë se 46% e bizneseve kanë deklaruar rënie të nivelit të shitjes prej 90 deri 100%.

Pavarësisht humbjeve, Haziri thotë se mundësitë për përkrahje financiare janë të kufizuara, sepse të hyrat vetanake komunale kanë rënë dukshëm. Megjithatë, ka pasur lirime nga disa obligime, taksa komunale.

“Kemi liruar të gjitha bizneset nga të hyrat komunale, qiratë komunale dhe gjithçka që është tarifë e komunës, e kemi falur për gjithë vitin. Kryesorja është prona komunale, ne kemi lokale që shfrytëzohen me qira nga bizneset dhe i kemi liruar nga pagesa”, thotë Haziri.

Qumështorja “Kabi” që merret me prodhimin dhe përpunimin e qumështit, gjendet në Komunën e Gjilanit. Pronari i kësaj kompani Nehat Bixhaku, thekson se nga komuna nuk ka përfituar, pasi objekti nuk është me qira. Por, ai thotë se subvencionet komunale, qoftë me para apo makineri, do të lehtësonin të bërit biznes në kompaninë e tij.

“Sa i përket taksave komunale ende nuk kam bërë ndonjë pagesë dhe nuk di, objekti im nuk është me qira. Do të ishte e mirëseardhur ndonjë ndihmë, por edhe kjo varet nga buxheti komunal”, thekson Bixhaku.

Edhe Komuna e Ferizajt në bazë të mundësive buxhetore i ka ndihmuar bizneset private që kanë pësuar humbje nga pandemia.

Zëdhënësi i komunës, Albion Sherifi, tregon se përveç lirimit nga taksat komunale, komuna ka ndarë një buxhet në vlerë prej 200.000 eurosh, me të cilat ka ndihmuar qytetarët në nevojë, por edhe ka subvencionuar bizneset, kryesisht prodhuese dhe bujqësore, me pajisje të ndryshme dhe materiale të përshtatshme për veprimtarinë e tyre.

Numri i bizneseve në këtë komunë është mbi 4.100.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Radion Evropa e Lirë se niveli lokal ka ndihmuar në forma të ndryshme bizneset, por jo të gjitha me subvencione. Ai thotë se buxheti i komunave është i limituar që të ndajë mjete financiare për biznese, pasi edhe gjatë këtij viti ka pasur rënie të hyrave vetanake.

“Shumica e komunave kanë bërë veprime të tilla, duke i liruar nga taksat e ndryshme komunale. Jo me subvencione, para të gatshme, por duke liruar nga qiratë apo taksat të ndryshme sepse të hyrat komunale janë zvogëluar dukshëm, të gjitha këto masa të marra për parandalimin e COVID-19 kanë ndikuar në mosinkasimin e të hyrave vetanke”, tha Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ditë më parë ka thënë se “komunat kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave të ndërmarrësisë”, duke theksuar heqjen e barrierave të të bërit biznes në nivel lokal. Komunat, ka thënë ai, duke ndikuar edhe përmes ndarjes së fondeve për nxitje të ndërmarrësisë, mund të shërbejnë si motivues për qëndrimin e të rinjve brenda Kosovës.

Tridhjetë e tetë komunat e Kosovës, për vitin 2020 kanë planifikuar të hyra në vlerë rreth 83 milionë eurosh, por kjo do të jetë e paarritshme, thuhet në një hulumtim që ka bërë Instituti për Studime të Avancuara (GAP).

Qeveria e Kosovës, në Pakon e parë emergjente fiskale pati ndarë 10 milionë euro për komunat e Kosovës që do të shfrytëzohen për tejkalimin e pasojave të krijuara nga masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

Kurse për të rikuperuar humbjet dhe për të mbajtur punëtorët në punë, bizneset në nivel vendi janë ndihmuar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë së Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë,

Nga ky Fond janë ndarë 60 milionë euro, kurse bizneset kanë përfituar varësisht nga numri i punëtorëve që kanë pasur të regjistruar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në muajin dhjetor të vitit 2019.

Tags: Komunat e KosovësKoronavirusiLutfi Haziri
Postimi i mëparshëm

Rita Ora sot mbush 30 vjet

Postimi tjetër

Osmani i kundërpërgjigjet MPJD-së: Të gjitha palët janë njoftuar për shkarkimet

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Policia arreston një person për zjarrvënie në Mitrovicën e Veriut – kapet përmes video-incizimit

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Kosovë

Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus

25 July 2025
Limaj flet me shumë emocione për intervistën e Thaçit: Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë
Kosovë

Limaj flet me shumë emocione për intervistën e Thaçit: Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë

25 July 2025
Postimi tjetër
Osmani shfuqizon dekretet për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë

Osmani i kundërpërgjigjet MPJD-së: Të gjitha palët janë njoftuar për shkarkimet

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu