Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar Mimi Kodhelin për emërimin në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, përcjell InLajmi.
Vendimi u mor me unanimitet të plotë në seancën e Plenare të NATO-s, më 23 nëntor 2020.
Lladrovci në rrjetin social ka përgëzuar Kodhelin për suksesin, duke e vlerësuar lart për rrugën e saj.
“Je në rrugën ashtu siç e vendosi para shumë shekujsh, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e deri te Komandanti legjendar, Adem Jashari”.
Postimi i plotë i tij:
“Përgëzime mikja ime, Mimi Kodheli!
Po, të kam cilësuar Teutë e Shotë, sepse je vlerë e kombit!
Prania Juaj në NATO, do të jetë dhuratë për kombin tonë, orientimin tonë, për vlerat euro-atlantike.
Na përfaqëson denjësisht, në aleancën më të fuqishme që njeh bota.
Je në rrugën ashtu siç e vendosi para shumë shekujsh, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e deri te Komandanti legjendar, Adem Jashari.
Suksese në përgjegjësitë Tuaja.
Krenar me Juve, mikja ime, Mimi Kodheli”./InLajmi/