Anëtari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas njoftimit se Dhomat e Specializuara ia kanë zgjatur mandatin Gjykatës Speciale, përcjell InLajmi.
Klinaku i reagoi ashpër veçanërisht klasës politike të Kosovës, të cilët nuk reaguan dhe nuk tentuan të bëjnë asgjë.
Postimi i plotë i tij:
“Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
https://www.scp-ks.org/…/aktgjykim-mbi-referimin-e…
Ja çka thotë Kushtetuta për Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe kush e përbën atë:
Amandamenti nr 24, neni 162, pika 3:
- Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtar të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.
Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në Facebook./InLajmi/