Këngëtarja shumë e dashur për publikun Filloreta Raçi – Fifi ka publikuar projektin e saj më të ri, për të cilin kishte njoftuar fansat e saj javë më parë, shkruan InLajmi.
“Ninullë Dashurie” quhet kënga më e re të cilën Fifi e ka lansuar në treg.
Teksti i këtij projekti është shkruar nga vetë Fitit, ndërsa videoklipi është realizuar me shumë mjeshtëri nga produksioni Imagine.
Këngëtarja Filloreta Raçi është me prejardhje nga Ferizaji, mirëpo që disa vite punën e saj si këngëtare e zhvillon në Tiranë.
Karriera e Fifit ka filluar nga mosha 14 vjeçare me pjesmarrjen në “Kosovarja këndon” në vitin 2009./InLajmi/.