Këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj Albulena Haxhiut të VV’së pas deklaratave të mbrëmshme, përcjell InLajmi.
Albulena Haxhiu mbrëmë ishte e ftuar në Kanalin 10 ku tha se ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dashur t’i dërgojë të tjerët në Hagë për ta shpëtuar veten
E për këto deklarata ka reaguar Behramaj ku thotë se deklaratat e Haxhiut dëshmojnë se Vetëvendosja i ka prekur zonat më të errëta të idiotizmit dhe nuk turpërohen fare.
Deri sa nuk turpërohen për këto deklarata të krisura dhe me pafytyrësi i përsërisin edhe pasi ai veç është tashmë në Hagë, krejt treguesit e tendencës dëshmojnë se këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit!
Këtë reagim e bëri përmes llogarisë së tij në facebook.
Postimi i plotë i tij:
Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se “ka pas tendencë nga Thaçi që ta shpëtojë vetën dhe t’i çojë të tjerët në Hagë”. Deri sa nuk turpërohen për këto deklarata të krisura dhe me pafytyrësi i përsërisin edhe pasi ai veç është tashmë në Hagë, krejt treguesit e tendencës dëshmojnë se këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit! /InLajmi/