Gazetari Astrit Gashi ka thënë se ka informacione se kryeministri Avdullah Hoti ka ofruar dorëheqjen e tij.
Këtë Gashi e tha në një debat televiziv sa ishte duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Ka informacione që kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, tha Gashi në Debat Plus.
Ai është shprehur se në dy javët e ardhshme do të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.




















