Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë hyrë në banesë dhe i kanë vjedhur biçikletën në vlerë rreth 400 euro, përcjell InLajmi.
Për këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të pa njohur në hyrje të banesës i kanë vjedhur biçikletën në vlerë rreth 400 (katër qind) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /InLajmi/
