Në mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta mjeku i njohur Zenel Kabashi, përcjell InLajmi.
Ky lajm është bërë i ditur nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, Qendra Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B”.
“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë Dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”
Mësohet se Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Diplomoi në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Mjekësisë, kurse specializoi në Beograd.
Për dekada punoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai vdiq në moshën 79-vjeçare.
Njoftimi i plotë i Qendrës Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B” pa ndërhyrje

Me pikellim te thelle lajmerojme se sot u nda nga kjo jete bashepunetori jone Dr. Zenel Kabashi. U prehte ne paqe. /InLajmi/