Ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarit i është dorëzuar projekti për ndërtimin e spitalit të ri nga Minstri i Shëndetësisë Armend Zemaj, raporton InLajmi.
Rudari e ka konsideruar këtë lajm të mirë për Podujevën, përderisa ka thënë se nuk po bëhet fushatë ndonëse zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të mbahen të dielën dhe vetë ai është kandidatë.
Ai poashtu ka sqaruar se komuna i ka përfunduar të gjitha procedurat e projektit.“Lajmi i mirë është që dorëzohet për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në fakt për aneksin.
Komuna e i ka kryer të gjithë obligimet ligjore, ne jemi shumë të kënaqur se do të kemi një spital modern”.“Ne jemi në fushatë që nga muaji mars, kjo nuk është fushatë, por ka të bëjmë me punët që janë nisur dhe projekti ka përfunduar kohët e fundit.
Ky spital do të jetë bashkëkohorë dhe do të ndërtohet sipas standardeve të BE-së”.Përderisa edhe Armend Zemaj, tha se qëllim kanë mbrojtjen e jetës së qytetarëve në këtë kohë pandemie dhe ofrimin e kushteve sa më të mira shëndetësor.

“Për mua është primare ruajtja e shëndeti publik, 7 700 metrave katrorë sa do të ketë ky Spital është sukses i përbashkët”.“Po punojmë konform dinamikës së punëve dhe pa dallime për të gjithë”./InLajmi/