Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se është e turpshme se si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tentoi t’i mashtronte qytetarët, sipas saj, gjoja se nuk e ka ditur për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull i përgjithshëm në Lubjanë, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se po e pyet veten nëse Hoti i lexon dokumentet që i shkojnë në zyre.
“Ajo që ishte e turpshme është që Hoti tha se nuk e kam ditur për djalin e Haxhi Shalës. Çfarë kryeministri na kemi që nuk lexon as dokumente që i shkojnë, vaj halli çfarë kryeministri qenka. Le të mos shpifë dhe të mos tentojë t’i mashtrojë qytetarët. Jemi lodhë me djemtë e Hashim Thaçit, Haxhi Shalës, Adem Grabovcin e Fatmir Limajt”, tha Haxhiu në Kanal 10.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës ka reaguar sot duke thënë se nuk ishte në dijeni për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull i përgjithshëm në Lubjanë./InLajmi/




















