Dje Xhelal Sveçla përmes llogarisë së tij në facebook kishte ironizuar me plumbat kundër Agim Veliut duke thënë:
“E more Agim. Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash”
E lidhur me këtë postim të tij ka reaguar Bajram Gecaj i cili është shef dhe këshilltar i lartë i Kabinetit tek Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell InLajmi.
Ai tha se Sveçla po ofendon dhe po i përbuzë të gjithë aktivistët e devotshëm të LDK-së të cilët janë vrarë nga dora kriminale duke përfshirë këtu edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh.
Kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh.
Këtë reagim e bërë përmes llogarisë së tij në facebook, ku pooashtu ai kërkoi nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestojë para zyrave të Lëvizjës Vetëvendosje.
Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestojë para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!
Postimi i plotë i tij pa ndërhyjre:

Kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh. Nëse vërtetë pretendojnë te jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestoi para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!/InLajmi/