Njohësit e shëndetësisë thonë se masat e vëna nuk e dhanë rezultatin e dëshiruar. Të premten, bëhen 2 javë që kur u kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid.
Por, nga ajo kohë, çdo ditë në Kosovë janë shënuar shifra alarmante të të prekurve në Kosovë.
Të mërkurën, IKSHPK bëri të ditur, se edhe 704 persona rezultuan pozitivë me koronavirus.
Ndërsa, edhe 9 persona, humben betejën me Covid-19. Por, sipas anëtarit të Komisionit për Shëndetësi, Fitim Uka, masat aktuale në 2-javorin e fundit, nuk sollën shumë ndryshime.
Sipas Ukës, shqetësues mbetet akoma numri i vogël i të testuarve dhe mostestimi i kontakteve të personave të infektuar.
E se masat e fundit nuk e patën efektin e dëshiruar, e thotë edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija. Madje, sipas tij, në javët e para të nëntorit, në nivel vendi për 100.000 banorë, kishte 234 raste, ndërsa në Prishtinë, 892.
Por këto shifra, sipas Vitijes, shënuan rritje pikërisht brenda këtyre 2 jave, raporton T7.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend, ka rritur në mbi 13.000, ndërsa deri më tani u regjistruan edhe 948 raste të vdekjeve.




















