Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i ka bërë thirrje ministres së Punëve të Jashtme që të bëjë publikë emrat e pjesëtarëve të shërbimit diplomatik dhe lidhjet e tyre familjare, përcjell InLajmi.
Kjo erdhi pas lajmit që bëri bujë mediale mbi dekretimin e Flakron Shalës, të birit të Haxhi Shalës, si konsull në shtetin e Çekisë.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”./InLajmi/