Profesori universitar, Bujar Dugolli ka thënë se ligji për presidentin duhet të ndryshohet, në mënyrë që, sipas tij, ai të zgjidhet nga populli, ndryshe ai thotë se do u takojë gjithmonë partive politike, përcjell Inlajmi.
“Haradinaj ka të drejtë të kandidojë për president. LDK e PDK të dyja e kanë pasur presidentin. “Pse mos ta kemi edhe ne?” Ky është mendimi i AAK-së. Teksa partitë tjera nuk po dalin me kandidatë, mendoj se Ramush Haradinaj ka vepruar më së miri. Nëse kanë zgjidhje tjetër të dalin përpara”, tha ai në Pressing në T7.
Tutje, Dugollu tha se VV ka qasje që duhet analizuar, porse gjendja do të jetë e tillë derisa të ndryshojë ligji për presidentin./InLajmi/