Joe Biden ka mbajtur një fjalim rreth festës kombëtare në SHBA, të njohur si “Dita e Falënderimeve”, transmeton InLajmi.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve pohoi se imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.
“Ne duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin”, thotë ai dhe më tej, teksa shton se është koha që amerikanët të qëndrojnë të bashkuar.
Ai thotë se po lutet për njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre që nga Falënderimet e fundit./InLajmi/