• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 24 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ambasadori Kosnett: Shtetet fqinje kanë nevojë për Kosovën për të ndërtuar ekonominë rajonale

J G nga J G
25 November 2020
në Kosovë
0 0
0
Ambasadori Kosnett: Shtetet fqinje kanë nevojë për Kosovën për të ndërtuar ekonominë rajonale
0
SHPERNDARJE
12
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një takimi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, përfaqësues të bizneseve anëtare të të dyja odave patën mundësinë të takonin Philip Kosnett, Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, si dhe drejtorin menaxhues të Korporatës Zhvillimore Financiare (DFC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, John Jovanovic.

Në takim u diskutua për marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi normalizimin ekonomik, e cila u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia në Uashington më 4 shtator.

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, shprehu kënaqësinë e tij mbi punën e përbashkët të të dy odave ekonomike për promovimin e përfitimeve të normalizimit ekonomik, derisa shtoi se është shumë e rëndësishme për qeverinë e SHBA-së të ketë një partneritet të fortë me komunitetin e biznesit në Kosovë.

“Diçka që ne të gjithë ndajmë është dëshira për të parë Kosovën dhe rajonin të bëhen më paqësorë, më prosperues, dhe këtë nuk mund ta bëjmë pa përfshirjen e sektorit privat,” tha Ambasadori Kosnett, duke shtuar se një element kryesor i politikës amerikane gjatë viteve të fundit ka qenë njohja e nevojës për iniciativa ekonomike të cilat ndihmojnë qytetarët e zakonshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten e tyre.

“Është e vështirë të ndash politikën nga ekonomia, por mund të ju them se kur injorohet ekonomia dhe kur injorohen përfitimet që qytetarët e zakonshëm shohin nga iniciativat politike, është shumë e vështirë të ecësh përpara,” theksoi ambasadori Kosnett.

Ambasadori Kosnett më tutje tha se mbështetja për prosperitetin e Kosovës, sundimin e ligjit dhe paqen me fqinjët, janë aspektet kryesore strategjike të të dy partive në SHBA, duke shtuar se bizneset dhe njerëzit e Kosovës e kuptojnë që ndihma ekonomike e Amerikës për Kosovën ka qenë gjithmonë e përqendruar në ndërtimin e vetë-mjaftueshmërise, për t’i mundësuar vendit të krijojë rrugën drejt së ardhmes.

Ambasadori shpjegoi se Ambasada Amerikane dhe partnerët e saj në Washington po vazhdojnë të lëvizin me shpejtësi të plotë për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e marrëveshjes së Washington-it, duke pasur parasysh se përmirësimi i jetës së qytetarëve të zakonshëm është thelbësor për ndërtimin e ekonomisë së rajonit, dhe është një nga arsyet pse marrëveshja përqendrohet aq shumë në modernizimin e infrastrukturës, pasi që kjo e fundit lehtëson lëvizjen e njerëzve dhe mallrave përtej kufijve, gjë që është kyçe për zhbllokimin e potencialit të këtij rajoni.

“Nëse shikoni në hartën e Ballkanit, Kosova është në mes të hartës. Fqinjët e Kosovës kanë nevojë për Kosovën po aq sa Kosova ka nevojë për fqinjët e saj, për të ndërtuar një ekonomi rajonale dhe për të ndërtuar një infrastrukturë rajonale,” tha ambasadori Kosnett, duke përfunduar se është e rëndësishme që Kosova të tejkalojë rezervimet e saj rreth CEFTA-së, rreth Mini-Schengen-it dhe të punojë me partnerët e saj rajonalë.

John Jovanovic, drejtor menaxhues për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Egjeut në Korporatën Zhvillimore Financiare (DFC) tha se pjesa kryesore e objektivave të DFC-së në rajon është të zgjerojë mjetet financiare që janë tashmë në dispozicion të Kosovës, në mënyrë që të fuqizojë ekonominë e saj duke mobilizuar më shumë investime private nga tregjet globale të kapitalit.

“Sa i përket qëllimeve tona të zhvillimit rajonal – ato përqendrohen në luftimin e ikjes së trurit, duke u ofruar të rinjve mundësi bindëse ekonomike për të qëndruar dhe për të qenë të suksesshëm në rajon,” deklaroi Jovanovic, duke shtuar se DFC gjithashtu fokusohet në krijimin e kushteve më të qëndrueshme rajonale në aspektin e energjisë dhe telekomunikacionit, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik rajonal, i cili do të rezultojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike të rajonit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se Oda Amerikane ka mirëpritur marrëveshjen për normalizim ekonomik të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke besuar se ajo do të hapë mundësi të reja për zhvillim ekonomik të Kosovës dhe Serbisë, por edhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përmirësuar shkëmbimin ekonomik, ofruar mundësi të reja të financimit dhe shfrytëzimit më të mirë të resurseve të përbashkëta natyrore.

Ai theksoi rëndësinë e hapjes së mundësive të reja të financimit nga Korporata Financiare Zhvillimore dhe Banka EXIM për zhvillimin e infrastrukturës transportuese, por edhe lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrëset gra. Krejt në fund, ai përkrahu vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar iniciativës së katër lirive ose zonës mini-Shengen, e cila do të garantojë lëvizje të bizneseve dhe profesionistëve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se ekziston një angazhim konkret i sektorit privat si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Serbisë lidhur me këtë marrëveshje, ndërsa potencoi se këtë do të donin ta shihnin si një momentum të mirë për të avancuar bashkëpunimin ekonomik rajonal.

Rukiqi gjithashtu theksoi se bashkë me drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane Arian Zeka kanë vizituar Uashingtonin si aktivitet pasues i pjesës së marrëveshjes që përfshin sektorin privat, dhe gjithashtu për të diskutuar gjerësisht mbi instrumentet financiare që DFC dhe institucione të tjera të rëndësishme financiare kanë në dispozicion, përcjell koha.net.

Sipas Rukiqit, ekzistojnë shumë pengesa dhe çështje të cilat duhet të adresohen, dhe implementimi i dispozitave të caktuara të kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë jo vetëm në adresimin e çështjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të çështjeve të ndryshme që e ndikojnë negativisht zhvillimin ekonomik të tërë rajonit.

Tags: John JovanovicOda Amerikane e KosovësOda Ekonomike e KosovesPhilip Kosnett
Postimi i mëparshëm

Konsulli Shala e shtrembëroi përvojën e tij të punës si menaxher në kompaninë çeke

Postimi tjetër

Osmani për viktimat e dhunës: Unë do të flas çdo ditë për ju

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim
Kosovë

Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

23 June 2025
Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike
Kosovë

Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Postimi tjetër
Osmani për viktimat e dhunës: Unë do të flas çdo ditë për ju

Osmani për viktimat e dhunës: Unë do të flas çdo ditë për ju

Lajmet e fundit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodh me 24 qershor ndër vite?

24 June 2025
Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

24 June 2025
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

23 June 2025
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu