Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës Valdete Idrizi, ka njoftuar se pas disa simptomave ka rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Idirizi njoftimin e bëri përmes rrjetit social facebook, ku tha se në 2 javët e ardhshme do të jetë e izoluar.
Postimi i plotë i saj:
Miq, unë pas testimit të djeshëm rezultova pozitive, kështu që në dy javët e ardhshme do të jem në vetizolim.
Ju lus edhe një herë t‘i zbatoni masat, të mbani maskën, higjienën dhe distancën fizike! /InLajmi/