Një e mitur ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një burrë në një shtëpi të pabanuar, përcjell InLajmi.
Sipas raportit policor njësitë policore e kanë identifikuar dhe e kanë arrestuar të dyshuarin. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mësohet se rasti ka ndodhur në Rahovec.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Viktima e mitur femër kosovar e raporton se i dyshuari mashkull kosovar me datën 19.11.2020 në një shtëpi të pa banuar e kishte dhunuar. Njësitë policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Në lidhje me rastin në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale është intervistuar, gjithashtu është intervistuar edhe i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /InLajmi/