Nënkryetari i komunës së Prishtinës Muhedin Nushi, ka folur lidhur me masat anti-COVID të vendosura nga qeveria.
Nushi në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se këto masa bazuar në gjendjen me pandeminë që po mbretëron në vend po tregohen joefikase.
“Masat që janë aplikuar që dy javë ditë thuajse nuk po tregohen të suksesshme. Këtë e ka deklaroi edhe ministri Zemaj, para 2 dite. Faji nuk është bash tek qytetarët, por tek masat që janë vendosur nga ana e qeverisë. Duke pasur parasysh se kemi një mbyllje totale nga ora 19:00, meqë jemi në “Zonën e Kuqe”, si kryeqytet, ndërsa prej orës 05 të mëngjesit kemi një hapje totale”.
“Domethënë nuk ka ndonjë masë që mund t’i ndalojë qytetarët që të kontaktojnë me njëri-tjetrin, që të mos në restorane dhe kafiteri, që të mos bëjnë vizita ose që të mos punojnë në institucione publike”.
“Tash edhe nëse këto kafiteri janë të mbyllura nga ora 19:00, mendoj se institucionet publike janë bartësit kryesor të këtij virusi tek qytetarët në kryeqytet, prandaj numri është i madh”.
Ai theksoi se masat duhet të vendosen njëjtë në gjithë territorin e Kosovës.
“Ne kemi jap edhe rekomandime që masat të jenë të njëjta në gjithë territorin e Kosovës. Të mos ketë zonime në këtë aspekt. Po shihet që zonat e kuqe, e gjelbërta dhe e verdha nuk po tregojnë sukses. Edhe nëse vazhdohet me këtë Prishtina të nxjerret nga ky zonim dhe të krijohet “Zona e Kryeqytetit””.
Nurmi 2 i Prishtinës foli edhe për ndarjen prej 5 milionë eurosh nga komuna për biznese, me qëllim që të iu ndihmohet këtyre bizneseve të dëmtuara nga pandemia.
Sipas tij ka një interesim të madh për të aplikuar për këtë grant.
Nushi tha se vetëm sot kanë aplikuar 3.100 biznese.
“Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Aplikimi për biznese është funksionalizuar në orët e mëngjesit. Në dy apo tre orët e para ka pasur 511 aplikime. Deri në ora 23:00, kanë aplikuar 3.100 biznese. Aplikimi është i hapur 24 orë, do të jetë i hapur deri më datën 2 dhjetor”
“Prej datës 3 deri më datën 6 dhjetor, ne do të bejmë analizën e atyre aplikime dhe do ta përcaktojmë listën përfundimtare të përfituesve të grantit. Lista do të jetë publike më datë 7 dhjetor, ndërsa disbursimi i mjeteve do të filloi me datë 8 dhjetor”, transmeton Klan Kosova.
“Janë dy kritere për aplikim: E para që biznese të jetë aktiv dhe jopasiv. Kategoria e parë janë bizneset që e kanë paraqitur qarkullimin vjetor nga 0 deri në 5 mijë euro, dhe kategoria e dytë nga 5 mijë e 1 euro deri në 50 mijë euro”.