Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes nënkryetares së Kuvendit nga kjo parti, Arbërie Nagavci.
Deputetja e VV-së ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e pritshme të vijë nga LDK.
Kjo nuk është asgjë e re, është e natyrshme dhe e pritshme nga LDK-ja, pasi në mënyrë të jashtëligjshme e mori pushtetin në qeverisje, gjegjësisht ekzekutivin, tashmë do të vazhdojë përpjekjet e saj që të arrijë të zgjedhë edhe presidentin ose presidenten, ndonëse jemi në institucione legjitime”, deklaroi Nagavci për Gazetën Blic.
Ajo tutje ripotencoi se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje para zgjedhjes së Presidentit.