Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij mbrëmjen e mesditën e së hënës, teksa sipas policisë, i njëjti ishte i gjakosur, përcjell InLajmi.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se viktima është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jetë në shtëpinë e tij. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trip ii pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti ka ndodhur në Pejë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion./InLajmi/