Fushata zgjedhore sapo ka filluar në Podujevë premtimet si dhe akuzat nga njëra parti tek tjera nuk kanë të ndalur. Sot në ditën e dytë të kësaj fushate kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Naim Fetahu për kryetar të Podujevës tha se dështimit urbanistik 20 vjeçar në Llap, do t’i japin fund të dielën, raporton InLajmi.
Ai premtoi se do të ndërtojnë parkingje publike dhe do ta modernizojnë stacionin e autobusëve.
“Do të modernizojmë stacionin e autobusëve, do të krijojmë transport publik, me lehtësira të shumta për kategori të ndryshme të shoqërisë dhe do të ndërtojmë parkingje publike”.
Fetahu shtoi se në qeverisjen e tij do t’i japin fund uzurpimit të pronave publike e do të funksionalizojnë dhe modernizojnë tregun.
Do t’i japim fund uzurpimeve të pronave publike dhe private si dhe do të mirëmbajmë ndërtesat e vjetra të qytetit, të cilat janë lënë në mëshirën e fatit”.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës mbahen këtë të diele./InLajmi/






















