Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla ju përgjërohet punëtorëve shëndetësor dhe kërkon nga ta që të largohen nga grupet politike
“Ju përgjërohem dhe ju lutem ikni grupeve politike,ejani së bashku,të punojmë e luftojmë për shëndetin tonë,mos u degradoni, por veproni.
Këtë e ka bërë përmes llogarisë së tij në facebook pasi kishte parë një debat në Shqipëri.
“Duke e parë një debat në Shqipëri u dëshprova. Mosni s’na duhet, mos i kopjoni. Të jemi një ju lutem politika shkon e vjen e shëndeti veç Zoti e di e ne jemi të dërguarit e tij.“
Postimi i plotë i tij pa ndërhyje:
Tani me lejoni te Ju adresohem Juve punetorve shendetesore..Neve dhe populli jemi ku jemi…Por para veti kemi nje sfide apo ballafaqim e ky eshte SHENDETI…
Ju pergjerohem dhe ju lutem ikni grupeve politike,ejani se bashku,te punojme e luftojme per shendetin tone,mos u degradohi por veproni..
Duke e par nje debat ne SHQIPERI u deshprova…..Mosni sna duhet,mos i kopjoni,Te jemi nje Ju lutem politika shkon e vjen e SHENDETI VEQ ZOTI E DIN e ne jemi te derguarit e Ti.
Mendoni dhe veproni une jam me Ju…..
Por ju vendosniii.