Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me koronavirus, përcjell InLajmi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)./InLajmi/