• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Vendimet e plota në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës

J G nga J G
23 November 2020
në Politikë
0 0
0
Vendimet e plota në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, me ç’rast kanë shqyrtuar dhe miratuar vendime e dokumente në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë zgjatjen e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë, kriteret për financim të projekteve të komunave nga programi “Për pajisje të teknologjisë informative, avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja”, eliminimi i tatimit të dyfishtë me Malin e Zi dhe zbatimi i Ligjit për investime strategjike, përcjell InLajmi.

Në mbledhjen e sotme, vendimi i parë i miratuar ishte për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vazhdimin e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik. Me ndryshimet e aprovuara, në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vend të Artan Abrashit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, emërohet Donika Kadaj Bujupi, ndërsa sipas propozimit të Shoqatës së Juristëve, përfaqësues nga Shoqatat e Juristëve emërohet Mazllum Baraliu.

Në vazhdim të mbledhjes është miratuar vendimi sipas të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet që Kuvendit, në pajtim me procedurat, t’i procedojë kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e anëtarëve jo ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Me vendimin e aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, janë aprovuar kriteret për financim të projekteve të komunave nga programi “Për pajisje të teknologjisë informative, avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja”.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës regjionale Osojan-Rakosh në Komunën e Istogut.

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në tatimin në të hyra dhe kapital, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar është miratuar Koncept dokumenti për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ky Koncept dokument adreson çështjet e mosrregullimit të mjaftueshëm të bazës ligjore të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas tij, duhet definuar përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë, mbulueshmëria e punëtorëve pa kontrata të punës në rastet e aksidenteve në punë, rregullimi i përgjegjësive dhe obligimeve në rastet e sëmundjeve profesionale me mekanizmat mbikëqyrës, si dhe hartimin dhe raportimin e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale në punë.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria, Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal, për interes të institucionit, transferohet për 6 muaj në pozitën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky transferim bëhet me qëllim të kryerjes së të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në bazë të legjislacionit në fuqi, brenda mandatit të saj.

Kabineti qeveritar është informuar me Raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2020.

Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është dokument ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore për zbatimin e masave afatshkurtra nën përgjegjësitë e tyre. Qeveria si mekanizëm qendror kombëtar, përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të MSA-së e mbikëqyrë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Gjetjet tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2020, Programi është zbatuar në nivel të 35.59%; 21 nga 59 masat e planifikuara për këtë tremujor janë zbatuar plotësisht, ndërsa 64.41%, 38 masa, akoma nuk janë zbatuar plotësisht. Deri në fund të tremujorit të tretë 2020, Programi është zbatuar në shkallën prej 19.07% ose 37 nga 194 masat e planifikuara janë zbatuar plotësisht, ndërsa 80.93% e tyre (157) akoma nuk janë zbatuar plotësisht. Nga 37 masat e zbatuara, 16 janë zbatuar para afatit të paraparë.

Qeveria është informuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe me zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike. Nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor 2020, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik. Prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

Në informatën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë vlerësohet se procesi i zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike është një proces kompleks dhe kërkon angazhim, seriozitet dhe përkushtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të akomodojë secilin aplikim për statusin e investitorit strategjik potencial në Republikën e Kosovës./InLajmi/

 

Tags: Avdullah HotiDonika Kadaj BujupiQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Vetëvendosje kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj

Postimi tjetër

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje në nderim të jetës e veprës së Ismet Pejës

Të ngjajshme Postime

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues
Politikë

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

22 July 2025
Tërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së!
Politikë

Tërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së!

22 July 2025
Kurti thirrje qytetarëve: Mos kaloni nga Serbia, ka indikacione se do të ndalojnë
Politikë

Kurti thirrje qytetarëve: Mos kaloni nga Serbia, ka indikacione se do të ndalojnë

21 July 2025
Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë
Politikë

Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

18 July 2025
Lladrovci ftesë publike Memli Krasniqit: Vendos ti, jo ai i anëtari i kryesisë Skenderajt a Kamenicës
Politikë

Lladrovci ftesë publike Memli Krasniqit: Vendos ti, jo ai i anëtari i kryesisë Skenderajt a Kamenicës

16 July 2025
Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen
Politikë

Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

16 July 2025
Postimi tjetër
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje në nderim të jetës e veprës së Ismet Pejës

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje në nderim të jetës e veprës së Ismet Pejës

Lajmet e fundit

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

22 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

22 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

22 July 2025
Tërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së!

Tërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së!

22 July 2025
SPF nuk mjafton, kremrat që funksionojnë dhe ata që nuk ia vlejnë fare të përdoren

SPF nuk mjafton, kremrat që funksionojnë dhe ata që nuk ia vlejnë fare të përdoren

22 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu