Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka pezulluar tenderin për “furnizim me oksigjen medicinal nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së.
Tenderi është pezulluar sot, ndërkaq në vendim thuhet se është bërë për shkak të një kërkese për rishqyrtim në Operatorin Ekonomik, shkruan Reporteri.net
Ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i të infektuarve me COVID-19, me ç’rast është shtuar edhe nevoja për trajtim me oksigjen në spitale.