Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bën të ditur se 17 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetën, ndërsa janë konfirmuar 795 raste të reja nga 2352 testime të kryera në 24 orët e fundit. Kjo rezulton të jetë shifra më e lartë e pacientëve të prekur me Covid, që kanë humbur jetën në harkun kohor të 24 orëve në Shqipëri.
Ministria thekson se aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive dhe pesë pacientë janë të intubuar. Pavarësisht numrit të lartë të viktimave, 388 qytetarë e kanë mposhtur virusin duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8463
Fier 1257
Durrës 1222
Korçë 934
Shkodër 885
Elbasan 804
Vlorë 834
Lezhë 689
Berat 527
Gjirokaster 469
Kukës 375
Dibër 151.
Prej konfirmimit të rastit të parë dhe deri sot, kanë humbur jetën 716 qytetarë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga virusi Covid-19, shkruan Euronews Albania
Aktualisht në të gjithë vendin numërohen 16 610 raste aktive, shifër kjo, e cila mbetet e lartë në raport me numrin e popullsisë.