Sot po mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e cila ka nisur me një minutë heshtje, me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur, Ismet Peja, raporton InLajmi.
Këngëtari legjendar Ismet Peja do të varroset sot, në ora 15:00, në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Ismet Peja u lind në vitin 1937 në qytetin e Pejës. Peja ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare./InLajmi/