Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është miratuar koncept-dokumenti për plotësimin dhe avancimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, raporton InLajmi.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se ky koncept-dokument është hartuar me qëllim të përmirësimit të kushteve në vendet e punës, çështje kjo e cila nuk është trajtuar me legjislacionin që është në fuqi aktualisht.
“Synohet që të plotësohet dhe fuqizohet siguria në punë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të vendeve të punës. Me këtë dokument synohet ndryshimi i Ligjit për sigurim në vendin e punës”, njoftoi ministri Reçica.
Duke e ditur rëndësinë e kësaj çështjeje, Reçica bëri thirrje për votim të këtij dokumenti./InLajmi/