Mungesa e energjisë elektrike mbetet një problem aktual në disa pjesë të Prishtinës. Një pjesë e lagjes Bregu i Diellit, një e Velanisë dhe një e Matit 1, aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet, përcjell InLajmi.
Përmes rrjetit social facebook Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës –KOSTT ka njoftuar se ekipet e tyre sot nga ora 13:00 kanë filluar realizimin e intervenimit të domosdoshëm në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për të eliminuar prishjen e paraqitur në ditën e Shtunë në kabllot 10 kV të transformatorit TR 3.
Ata kanë thënë se janë duke punuar vazhdimisht me ekipet e KEDS për ta eliminuar defektin në mënyrë që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.
Aktualisht ekipet e KOSTT të mbështetur dhe nga ekipet e KEDS po punojnë intenzivisht për eliminimin e defektit në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Prishtinës që janë prekur nga kjo prishje.
Poashtu ata kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, mirëpo këta të fundit janë shprehur të irrituar dhe kanë shprehur mllef përmes komenteve të tyre.
Njoftimi i plotë nga KOSTT-i:
Punime intensive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2
Njoftohen qytetarët që ekipet profesionale të mirëmbajtjes të KOSTT sh.a sot nga ora 13:00 kanë filluar realizimin e intervenimit të domosdoshëm në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për të eliminuar prishjen e paraqitur në ditën e Shtunë në kabllot 10 kV të transformatorit TR 3.
Aktualisht ekipet e KOSTT të mbështetur dhe nga ekipet e KEDS po punojnë intenzivisht për eliminimin e defektit në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Prishtinës që janë prekur nga kjo prishje.
Aktualisht furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike nga transformatori TR1 (27 MË) në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 po vazhdon, derisa konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR 3 apo 16 MË aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike deri në eliminimin e plotë të defektit për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil. /InLajmi/