Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë ndërruar jetë 12 persona, si pasojë e koronavirusit, përcjell InLajmi.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç)”, është shkruar në postimin e IKSHPK-së.
Që nga fillimi i pandemisë, numri total i vdekjeve në Kosovë është 926 persona./InLajmi/