Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, i është vazhduar mandati edhe për 3 muaj Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë, raporton InLajmi.
Për këtë pikë të rendit të ditës votuan pro 61 deputetë.
Gjatë kësaj seance, deri tani janë hedhur në votim edhe disa vendime të tjera, si shqyrtimi i Raportit Vjetor OSHP-së për vitin 2019 dhe Propozim-rezoluta për të pagjeturit, të cilat nuk kanë kaluar në Kuvend për mungesë votash./InLajmi/