Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe, raporton InLajmi.
Se Adem Hodza është tërhequr nga Grupi Parlamentar 6+ dhe se i është bashkëngjitur Listës Serbe e ka konfirmuar gjatë seancës plenare nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci
“Adem Hodza ka njoftuar me shkrim se është tërhequr nga Grupi Parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe”, tha Nagavci në Kuvend.
“Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më”, shtoi ajo. /InLajmi/