Ministria e Shëndetësisë ka dhënë statistika të reja sa i përket trajtimit në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës të pacientëve me koronavirus.
Sipas këtij raporti në QKUK, aktualisht po trajtohen 876 pacientë me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 647 prej tyre janë në oksigjeno-terapi.
Tutje në njoftim thuhet se 599 pacientë të tjerë të konfirmuar me COVID-19, po marrin trajtimin në spitalet nëpër Kosovë. /InLajmi/