Propozim-rezoluta nga Interpelanca me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi në votim morën pjesë vetëm 31 deputetë, raporton KOHA.
Ndryshe seanca e sotme nisi me një minutë heshtje për vdekjen e këngëtarit Ismet Peja